Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Një super nisje e sezonit, por kemi shumë punë para. Bravo lojtarëve që erdhën nga stoli!

Inzaghi: Rotacioni mjaft i rëndësishëm
Inzaghi: Rotacioni mjaft i rëndësishëm

Trajner i Inter, Simone Inzaghi është shprehur shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij, në triumfin 5-1 në “Derby della Madonnina” ndaj Milanit.

Në prononcimin për mediet pas këtij takimi, italiani theksoi se ekipi i tij ka bërë një super nisje të sezonit, ndërsa shtoi se ky është vetëm fillimi.

Lexoni edhe: 

“Kemi pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, një derbi i madh, kemi qëndruar gjithmonë të përqendruar, shënuam gola në momentet e duhura, lojtarët e ardhur nga stoli ishin shumë të mirë. Reaguam mirë në momentin që rezultati ishte 2-1. Urime këtyre djemve që na dhanë një kënaqësi të madhe, por duhet theksuar se ky është vetëm fillimi.”-tha Inzaghi.

Më tej trajneri i Inter shtoi se ekipi ka një kalendar shumë të ngjeshur para, ndërsa theksoi se lojtarët amerikano-jugor u bashkuan vetëm një ditë para derbit me skuadrën, por sipas tij e treguan se dinë të luajnë në të tilla takime.

“E dimë se sa shumë interesohet e gjithë familja e Interit për këtë derbi, tani kemi një kalendar të ngjeshur dhe duhet të përgatitemi për këtë. Isha pak i shqetësuar sepse në tre ndeshjet e para kishim një javë të tërë për t’u përgatitur, ndërsa para derbit ishin kombëtaret, me lojtarët amerikano-jugor që u kthyen vetëm në 24 orët e fundit, por më treguan se dinë t’i luajnë këto ndeshje.”-deklaroi tekniku i “zikaltërve”.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...