Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Nuk besoj te kriza e Romës, por ne nuk duam të ndalemi

Respekt maksimal për Romën pavarsisht momentin jo të mirë që po kalon skuadra verdhekuqe në këtë fillim sezoni. Derbi mbetet derbi dhe Simone Inzaghi trajneri i Lazios nuk mendon se Lazio hyn si favorite në këtë ndeshje pasi nuk i zë aspak besë Romës.

ROMA NË VËSHTIRËSI – Jo, nuk besoj. Jemi në fillim të kampionatit. Mund të jetë një moment i vështirë, por tani ata vijnë nga një fitore dhe duan të bëjnë një ndeshje të mirë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, pa u ndalur. Kampionati po ecën shpejt. Ne e dimë se është një ekip shumë i organizuar dhe agresiv, ne duhet të jemi mirë në posedimin e topit. Ndeshjet si kjo janë të vendosur për episode të veçanta.”

DERBI – Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe tifozët tanë. Duam të vazhdojmë rrugën tonë, duke e ditur se përballë do të kemi një skuadër të madhe dhe diferencën do ta bëjë mbajtja e presionit. Djemtë duhet të kenë ‘urinë’ e duhur për këtë ndeshje.

MODULI – Kundër Bolognas dhe Frosinones ata kanë luajtur në mënyra të ndryshme. Ne jemi gati për të dy modulet e tyre. Ata mund të luajnë me 4-3-3, por ne jemi gati për çdo skenar.

FRIKA NGA HUMBJA APO SHPRESË PËR FITORE – Padyshim për fitore, për ne do të ishte një gjë e madhe, do të na jepte efekt në rezultatet tona, na rrit vetëbesimin. Është java e shtatë dhe është herët për të bërë bilance. Ne patëm vështirësi në fillim të kampionatit, tani po e vuan Roma. Por katër pikë diferencë tani nuk do të thonë asgjë. Ndoshta në letër janë zvogëluar diferencat. Por ne duam të jemi më lart dhe e dimë se të gjitha ekipet e kreut janë forcuar. Unë jam i kënaqur me lojtarët e mi, kemi përfshirë në ekip lojtarë që mund ta na ndihmojnë, sikurse ndodhi këtë javë. Në Udine ishte një ndeshje shumë e vlefshme dhe kisha nevojë t’i përdorja të gjithë lojtarët. Më dhanë një përgjigje të mirë”.

DI FRANCESCO – “Unë kam një respekt të madh për Eusebion. E di se çdo të thotë të trajnosh një ekip në Romë. Ai bëri mjaft mirë sezonin e kaluar, mjafton të kujtohet ecuria në Champions. Këtë vit e ka nisur pak me vështirësi por është një trajner dhe një njeri i mirë.”

NDESHJA E JETËS – “Unë mendoj se është një ndeshje që veçohet krahasuar me ndeshjet e tjera të kampionatit. Tifozët para se të tërhiqesha nga futbolli vinin javë përpara dhe na thoshin se mezi po prisnin derbin. Mendoj se ky është derbi në të cilin kemi pasur më pak kohë për të akumuluar stresin. Ne duhet të përpiqemi ta përgatitim në mënyrën më të mirë, pa humbur energji në aspektin mendor dhe kjo do të jetë e rëndësishme.”

BOLONJA E PIPOS TRIUMFOI NDAJ ROMËS – “Pipo Inzagi më impresionoi me Bolonjën e tij, ata ishin shumë mirë atë ndeshje. Ne kemi analizuar lojën, Roma kanë luajtur me 4-3-3 dhe më pas ka luajtur me 4-2-3-1. Duke e ditur se ata kanë luajtur me De Rossin dhe Nzonzin, lanë Cristanten të pushojë në ndeshjen e fundit, na bën të mendojmë se do të luajnë si ndaj Bolognas.”

EKIPI – “Mendimi im është që në derbi të gjithë lojtarët duhet të jenë burra. Duhet patjetër dhe bashkëpunim në grup në maksimum, i vetëm nuk mund të fitosh kurrsesi. Grupi është ai që e bën një skuadër fitimtare dhe unë kam një grup të madh.”

ROMA DHE NDRYSHIMET NË EKIP – “Roma bëri disa ndryshime, humbën lojtarë të rëndësishëm si Nainggolan, Allison apo Strottman, por morën disa të tjerë. Kanë disa probleme, por ato janë momente të kampionatit. Bënë një fitore të thellë në mesjavë dhe janë rikthyer të fortë.”

TIFOZËT – “Unë mendoj se ata gjithmonë do të përgjigjen si zakonisht, unë vetëm mund t’i falënderoj ata. Në Empoli kemi ardhur në stadium dhe kemi gjetur mbi dy mijë tifozë duke pritur për ne. Vinim nga dy humbje dhe një fitore me Frosinone. Tifozët nuk na kanë tradhtuar kurrë mua dhe nesër do të na bëjnë të ndihemi sikur jemi ne pritës”, ka përfunduar fjalët e tij tekniku italian.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...