Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Inzaghi nuk i beson, Kristjan Asllani ka një kërkesë për drejtuesit e Interit

Kristjan Asllani realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë për të luajtur një ditë me Interin, ekip për të cilin bën tifo që kur ishte fëmijë. Mesfushori shqiptar u transferua në merkaton e verës nga Empoli tek Interi,  por aventura te nënkampionët e Italisë nuk po shkon siç duhet.

20-vjeçari ka përfutuar vetëm 180 minuta aktivizim mes kampionatit dhe Championsit, teksa as dëmtimi i Marcelo Brozovic nuk ka mjaftuar që të aktivizohet si titullar, me trajnerin Inzaghi që preferon të luajë me treshen Barella-Mkhitaryan-Calhanoglu në mesin e fushës.

TMW shkruan se Asllani nuk është i kënaqur me minutat e pakta tek Interi dhe në merkaton e dimrit pritet t’i kërkojë drejtuesve largimin nga Milano zikaltër. Lojtari i kombëtares shqiptare kërkon një ekip ku mund të luajë rregullisht, por duhet parë edhe qëndrimi i klubit italian, që e cilëson Asllanin një investim të rëndësishëm për të ardhmen.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...