Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Inzaghi nuk i gëzohet fitores së Inter: Dua mbrojtës me patjetër, kam vetëm De Vrij

Inter mposhti me rezultatin 3-1 Cremonesen teksa zikaltërit u rikthyen te suksesi pas disfatës së fundjavës ndaj Lazios. Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi nuk feston plotësisht dhe pas ndeshjes me Cremonesen ka ngritur alarmin duke lajmëruar drejtuesit e klubit se ka nevojë me patjetër për një mbrojtës pasi përndryshe me kalendarin e ngjeshur, lojtarët mund të dëmtohen.

“Jam i shqetësuar sepse e kam thënë prej kohësh se kemi nevojë për një mbrojtës qendre, për momentin në atë rol kam vetëm De Vrij. Kemi ndeshje thuajse çdo tre ditë dhe në organikë janë gjithsej pesë mbrojtës.

Na duhen gjashtë dhe shoqëria e di këtë. A pres ende për Acerbin? Absolutisht që po, në këtë “tur force” më duhet të bëj rotacion pasi nëse luajnë të njëjtët lojtarë atëherë rrezikojmë të pësojmë shumë dëmtime”, u shpreh Inzaghi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...