Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi nuk i kursen elozhet për Asllanin: Edhe ai vetë e ka kuptuar sa është përmirësuar

Saktësi "kirurgjikale" në pasime, Asllani mbi të gjithë në Serinë A

Me titullin kampion të siguruar, Simone Inzaghi vijon t’i japë minuta mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë për 90 minuta në transfertën ndaj Frosinones dhe bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Vetë tenkiku zikaltër shpenzoi fjalë mjaft të mira për mesfushorin shqiptar në përfundim të takimit, duke vlerësuar jo pak rritjen e tij gjatë këtij sezoni.

“Kristjan Asllani është rritur shumë dhe madje edhe ai vetë e ka kuptuar përmirësimin që i ka ndodhur gjatë muajve të fundit. E meriton të luajë, pasi e kemi aktivizuar titullar edhe në ndeshje delicate dhe nuk ka zhgënjyer. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, por shpenzova dy fjalë më shumë për Asllanin, pasi e meriton vërtetë”, u shpreh Inzaghi.

Lexo edhe:

Ky është sezoni i dytë i Asllanit me fanellën e Interit, me mesfushorin 22-vjeçar që vitin e parë luajti një total prej 854 minutash, ndërsa këtë vit numëron 1044 minuta në fushë, kur kanë mbetur ende edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Ndërkohë këtë të shtunë mesfushori shqiptar pritet të kryejë testet mjekësore, pasi mbylli ndeshjen ndaj Frosinones duke çaluar në këmbën e majtë, megjithatë mjekët zikaltër janë optimistë se nuk ka asgjë shqetësuese.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...