Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi nuk shkarkohet, por ka nevojë për lidershipin e Lukakut

Mesazhi i kupolës drejtuese është i qartë (drejtuar ekipit, tifozëve dhe kritikëve): Inzaghi nuk rrezikon vendin e punës. Pas “rrëzimit” në Udine, pronarët e Interit e përjashtojnë me forcë dhe bindje mundësinë e një ndryshimi në stol. Zhang dhe Marotta vazhdojnë të kenë besim te trajneri, pa i shpërfillur megjithatë përgjegjësitë e tij për momentin e vështirë që po kalon ekipi.

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve, Interi do të ketë një muaj e gjysmë kohë para Botërorit për t’u ringjitur në kampionat dhe në Champions.

Presidenti i zikaltërve është i bindur se trajneri që zgjodhi për të zëvendësuar Conten (ia rinovoi kontratën vetëm para dy muajve), e ka aftësinë për të ringritur ekipin.

Përveç kësaj, Zhang është i sigurt se i ka vënë në dispozicion një skuadër që përputhet me objektivat e vendosura. Është e vërtetë që disa vendime të caktuara nuk janë pëlqyer apo kuptuar, por besimi mbetet i paprekur. Të paktën tani për tani.

Inzaghi do të mbështetet në zgjedhjet e tij, për aq kohë sa ato të jenë logjike. Në dhomat e zhveshjes ka nevojë për qartësi dhe ndjenjë përgjegjësie, në fushë për liderë. Rikthimi i Lukakut mund të jetë vendimtar, por belgut duhet t’i bashkohen ata që kanë munguar deri më tani: Barella, Skriniar dhe Brozovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...