Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi: Onana na ofron garanci, ja pse e zëvendësova Asllanin

Inzaghi paralajmëron ndryshime në formacion: Ndaj Genoas nuk jemi të gjithë
Inzaghi paralajmëron ndryshime në formacion: Ndaj Genoas nuk jemi të gjithë

Kristjan Asllani vijon të shtojë minutat te Interi dhe ndaj Sassuolos e nisi sërish si titullar, ashtu si ndaj Romës një javë më parë. Mesfushori 20-vjeçar luajti para mbrojtjes, në rolin e tij të preferuar dhe qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para, pasi peshoi jo pak edhe një karton i verdhë i marrë në minutën e 18’.

Pas ndeshjes Inzaghi vlerësoi jo pak Asllanin, duke thënë se është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë kështu, teksa shpjegoi edhe arsyet e zëvendësimit në fund të pjesës së parë.

“Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, ndonëse ndaj Sassuolos nuk ishte shumë e lehtë të gjeje hapësira. Mori një karton të verdhë dhe ishte disi në vështirësi, ndaj e zëvendësova në pushim, për të mos djegur edhe një ndërprerje. Më ndihmoi edhe fakti që Mkhitaryan është në formë të mirë. Megjithatë Asllani është në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të vazhdojë të punojë kështu”, u shpreh Inzaghi.

Një vendim i fortë i trajnerit zikaltër sot, ishte padyshim aktivizimi i Onanës si titullar, me kamerunasin, që duket se ka marrë vendin e titullarit dhe po bind me paraqitjet e tij.

“Vlerat e Onanës i dinim dhe tani ai po na tregon se është gati të luajë një vend titullari me Handanovic. Bëri një ndeshje shumë të mirë, duke i dhënë vazhdimësi paraqitjes ndaj Barcelonës”, tha trajneri i Interit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...