Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi ‘përjashton’ Correan, një klub francez kërkon sulmuesin zikaltrër

Inzaghi 'përjashton' Correan
Inzaghi 'përjashton' Correan

Joaquin Correa nuk bën më pjesë në planet e Interit dhe ky nuk është më një sekret. Sinjalin më të qartë sulmuesit 29-vjeçar ia dërgoi trajneri Simone Inzaghi mbrëmjen e të shtunës në ndeshjen ndaj Monzës, ku preferoi të luajë me një mesfushor si Mkhitaryan në vijën e parë të sulmit dhe nuk e aktivizoi asnjë minutë argjentinasin.

I ndodhur në këtë situatë, Correa ka autorizuar agjentin e tij që të nisë punën për t’i gjetur një tjetër skuadër, teksa ofertat nuk mungojnë, por të gjitha janë larg pritshmërive të Interit dhe vetë sulmuesit.

Kështu Torino është gati të marrë argjentinasin në huazim me të drejtë blerjeje dhe te Interi nuk janë kundër, por ‘granatat’ nuk munden të paguajnë pagën prej 3.2 milionë eurosh në sezon që përfiton Correa në Milano.

Lexo edhe: 

Së fundi në skenë kanë dalë edhe francezët e Lille, që kanë kontaktuar direkt me agjentin e Correas dhe pritet të nisin negociatat me Interin, që për ta shitur përfundimisht, pretendon një shifër prej 12-15 milionë eurosh.

Në rast largimi të Correas, zikaltrit do të firmosin me Alexis Sanchez, sulmues kilen që është pa skuadër dhe po pret pikërisht Interin, për të nisur aventurën e tij të dytë në Milano.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...