Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi pret portier dhe sulmues, drejtuesit i sjellin një tjetër mesfushor

Inzaghi pret portier dhe sulmues
Inzaghi pret portier dhe sulmues

Inzaghi pret portier e sulmues, megjithatë drejtuesit e Interit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të sjellë në Milano mesfushorin serb Lazar Samardzic.

Ky i fundit ka shkëlqyer te Udinese në sezonin e kaluar dhe ndiqet me mjaft vëmendje nga zikaltrit, teksa mediat italiane raportojnë se ka tashmë një akord mes dy klubeve.

Samardzic pritet të transferohet në Milano për një shifër prej 18 milionë eurosh, plus kartonin e mesfushorit Giovanni Fabbian për të cilin Interi do të ruajë edhe të drejtën e riblerjes brenda dy sezoneve të ardhshme.

Lexo edhe:

Me Calhanoglu, Barella, Fattesi, Mkhitaryan e Asllani të konfirmuar tashmë, duket se do të jetë pikërisht Samardzic futbollisti që do të kompletojë 6-shen e mesfushës zikaltër, ndërsa Sensi e Agoume pritet të largohen sërish në huazim.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...