Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Inzaghi “promovon” Asllanin: Është gati për sfida të rëndësishme

Tek Interi duket se ka ardhur momenti i Kristjan Asllanit. Trajneri i “zikaltrve”, Simone Inzaghi, u shpreh në konferencën për shtypin para ndeshjes së Championsit kundër Real Sociedadit se messfushori i Kombëtares Shqiptare mund të luajë titullar në mungesë të Çalhanoglu.  Pyetjes nëse Asllani është gati për një sfidë të tillë, tekniku ju përgjigj:
“Absolutisht që po, Asllani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar që mund të luajë sfida të rëndësishme. Është gati, pa diskutim, megjithatë nesër do të vendos bashkë me stafin nëse do të luajë apo jo.”

Lexoni edhe:

Në rast të aktivizimit në sfidën e së mërkurës, ky do të ishte sezoni i dytë që Asllani luan në Champions League me Interin. Sezonin e kaluar për shqiptarin pati minuta dhe në ndeshjen kundër Barcelonës, në “Camp Nou”, sfidë ku Asllani pati një rast të mirë për t’i dhënë fitoren ekipit të Inzaghit.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...