Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Inzaghi “qan” rastet e humbura: Kishim mundësi të mbyllnim llogaritë

Një Simone Inzaghi mjaft i zhgënjyer pas eliminimit nga Champions League ndaj Atletico Madrid. Tekniku zikaltër duhet që krahas përtypjes së faktit që është jashtë kompeticionit madhor, të ngrejë shpejt edhe moralin e të tijve, për të mos kompromentuar një sezon deri tani thuajse perfekt.

“Djemtë duhet të jenë krenarë për paraqitjen që kanë bërë. Në harkun e të dy ndeshjeve duhej të kualifikoheshim ne, por në të tilla nivele rastet e humbura peshojnë shumë dhe kjo na ndodhi edhe neve. Nesër do të flas qetësisht me djemtë pasi kjo humbje nuk duhet të na ngadalësojë, por thjesht të na nevrikosë për t’u rritur edhe më shumë”, tha tekniku zikaltër.

Inzaghi komentoi edhe ecurinë e ndeshjes, duke zbuluar se momentet në favor ishin të shumta, por që nuk u shfrytëzuan.

“Kaluam me sukses 10-15 minutat e para dhe morëm kontrollin e lojës, duke gjetur edhe golin, që vuri në qetësi futbollistët dhe tifozët e Atleticos. Megjithatë ai barazim nuk duhej të vinte aq shpejt. Më pas në pjesën e dytë ata lanë hapësira, siç edhe pritej, por ne nuk i shfrytëzuam. Dy herë kishim rastin ta vrisnim ndeshjen dhe nuk e bëmë. Edhe në shtesë patëm kontrollin e lojës dhe kisha idenë që mund të shënonim nga momenti në moment. Penalltitë më pas janë fat, përveç faktit që kishim Oblak përballë”, tha trajneri i Interit.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...