Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi rikuperon një sulmues/ Çfarë rrezikojnë Rrahmani, Lobotka dhe Zielinski

Simone Inzaghi ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së ditës së diel kundër Lazios. Kampionët e Italisë presin bardhekaltrit në “San Siro” dhe trajneri i ekipit zikaltër do të ketë në dispozicion edhe Edin Dzekon.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Sulmuesi boshnjak është rikthyer negativ, duke u shëruar plotësisht nga koronavirusi. 35-vjeçari është stërvitur i veçuar ditën e sotme, dhe po pret tamponin e dytë negativ për të luajtur rregullisht kundër ekipit të Sarrit.

Ndërkohë, tre lojtarë të Napolit pritet të ndëshkohen me masa administrative. Amir Rrahmani, Stanislav Lobotka dhe Piotr Zielinski u aktivizuan në barazimin 1-1 kundër Juventusit në Torino, edhe pse ASL (Autoriteti Shëndetësor Vendor) i Napolit kishte urdhëruar që të qëndronin në karantinë.

Edhe pse pa “Super Green Pass”, klubi jugor vendosi që tre lojtarët të luanin kundër ekipit të Allegrit, veprim për të cilin tre lojtarët e Spallettit rrezikojnë sanksione administrative, por asgjë nga pikëpamja sportive.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...