Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi rinovon me Lazion, Milani zgjedh Giampaolon për stolin!

Simone Inzaghi qëndron te Lazio, Marco Giampaolo shkon te Milani. Tashmë vendimi është marrë dhe për këtë janë të bindura mediat italiane që japin trajnerin aktual të Sampdorias si pasuesin e Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjëve. Simone Inzaghi ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Lazion deri në vitin 2021 me një rrijte të ndjeshme të pagës, duke snobuar në një farë mënyre Milanin, pasi është bindur nga projektit i presidentit të bardhekaltërve Claudio Lotito. Inzaghi ishte zgjedhja e parë nga Gazidis për stolin e Milanit, por duke qenë se ky i fundit, ka vendosur të qëndrojë te Lazio, atëherë në pole position për të marrë drejtimin e kuqezinjëve kalon zgjedhja e dytë Marco Giampaolo. Ky i fundit nuk pritet ta ketë shumë të vështirë lirimin nga Sampdoria pasi ia ka bërë të qartë presidentit Ferrero se dëshiron të largohet një vit para përfundimit të kontratës aktuale që skadon në 2020-ën. Nëse shkon te Milani, Giampaolo mund ta marrë me vete edhe dy yjet e Sampit, mbrojtësin Anderesen dhe mesfushorin Praet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...