Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Inzaghi: Shpresoj të ruajmë traditën e finaleve, Fiorentina shumë e fortë

Inzaghi 'mbreti' i Kupës
Inzaghi 'mbreti' i Kupës

Është momenti për të mësuar fituesin e Kupës së Italisë. Zikaltrit synojnë të triumfojnë në finalen e dytë të sezonit, pas suksesit në Superkupë, përballë Milanit, ndërsa me 10 qershor do të luajnë edhe finalen e madhe të Championsit me Man. City-n.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në prononcimin përpara finales vlerësoi ekipin e Fiorentinës.

“Është një ndeshje finale, kam luajtur disa dhe ndonjëherë ka pasur favoritë dhe jo favoritë. Ne do të përballemi me një ekip të fortë, që në 24 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm katër dhe ka fituar pothuajse gjithmonë.

Jemi të vetëdijshëm se kë ekip do të kemi përballë. Ata, njësoj si ne, i kanë merituar të dy finalet e arritura, do të jetë një sfidë e hapur, por ne duhet të luajmë si ekip për të fituar”.

Në Itali, trajneri Simone Inzaghi cilësohet si specialist i finaleve të kupave.

Lexo edhe: 

“Shpresoj që tradita të vazhdojë, sepse kemi edhe dy finale për të luajtur. Jam i lumtur dhe më duhet vetëm të falënderoj grupin. Në muajt e fundit kemi bërë gjëra të rëndësishme, njëra prej tyre është edhe arritja e finales së Kupës së Italisë. Edhe në kampionat kemi bërë mirë dhe na mungon vetëm një hap i vogël për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Arritja më e rëndësishme është pa dyshim finalja e Champions League, e papritur për shumicën, por ne kemi besuar dhe jemi këtu ku jemi.“

Inzaghi u shpreh në fund të intervistës se do të jetë 100% trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm dhe se asnjëherë nuk është ndier në rrezik.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...