Itali

Inzaghi sqaron pozicionin e Asllanit: Për mua është perfekt para mbrojtjes, po më kënaq

Do të luhet vetëm java e tretë e kampionatit dhe Interin menjëherë e pret një impenjim i rëndësishëm si ai në transfertën kryeqytetase ndaj Lazios. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi foli në konferencën e zakonshme para ndeshjes me bardhekaltërit ndërsa u ndal edhe te Kristjan Asllani.

Tekniku 46-vjeçar shpjegoi pozicionin e mesfushorit të kombëtares në fushë teksa theksoi se 20-vjeçari është marrë me idenë për të ndihmuar gjatë sezonit Brozovic.

“Asllani ëshë një djalosh që po punon shumë mirë dhe është normale që ka shumë pritshmëri për të. Unë jam i kënaqur deri në këtë moment me paraqitjet e tij. Ne e kemi transferuar për të ndihmuar Brozovic gjatë sezonit, por tani nuk kemi Mkhitaryan dhe në këtë formë mund të luajë edhe paksa në krah të mesfushës duke dalë nga qendra. Megjithatë, unë e shoh perfekt në rolin para mbrojtjes”, u shpreh Inzaghi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency