Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inzaghi “tremb” tifozët e Interit: Radu sërish titullar, besojmë te titulli kampion

Inzaghi: Jam mësuar me presionin
Inzaghi: Jam mësuar me presionin

Humbja me Bolognën duket se nuk e dekurajon Simone Inzaghin, që bën thirrje për ringritjen e Interit të tij në sprintin final të sezonit, duke nisur nga ndeshja e nesërme në transfertën ndaj Udineses.

“Jemi vetëm dy pikë larg kreut dhe gara për titullin është e hapur, por unë nuk mendoj ku mund të lërë pikë Milani. Jam i përqendruar te sfida e nesërme ndaj Udineses, një kundërshtar në formë mjaft të mirë dhe dua të fitojmë për të besuar deri në fund”, deklaroi trajneri Inzaghi.

Ionut Radu zëvendësoi Handanovicin e dëmtuar në transfertën emiliane ndaj Bolognës dhe pavarësisht gafës së rëndë që vendosi ndeshjen, mund të marrë një tjetër konfirmim si titullar edhe në Friuli.

“Handanovic ka një dëmtim të rëndësishëm, që duhet marrë në konsideratë, por vetëm nesër do të vendosim për aktivizimin e tij. Nëse nuk ia del, do të luajë Radu, që është një portier mjaft i mirë dhe ka besimin tim total, pavarësisht asaj që ndodhi në Bologna”, tha trajneri i Interit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...