Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

IPKO Superliga, java e 21-të kulmon me duelin e titullit Ballkani-Drita

Këtë mesjavë nuk luhet vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. IPKO Superliga e Kosovës vjen me javën e 21-të që kulmon me sfidën e orës 13:00 që do të luhet në Suharekë ajo mes Ballkanit dhe Dritës. Në fushë do të zbresin dy skuadrat kryesuese të kampionatit me ekipin e Ismet Munishit që aktualisht është në vendin e parë me 1 pikë më shumë se Drita. Në fazën e parë në Gjilan fitonte Drita 2-0 në përballjen mes tyre por formacioni i Ardjan Nuhiut duhet t’i ketë marë mirë masat pasi e ka të qartë që në Suharekë në këtë sezon Ballkani ka regjistruar 9 fitore dhe vetëm 1 barazim në 10 takime.

Pas dy fitoresh radhazi do të kërkojë të ruajë hapin pozitiv edhe Gjilani që synon të mos i ndahet kreut të renditjes deri në fund të sezonit. Skuadra e Gentjan Mezanit pret në shtëpi Feronikelin që ka patur shumë ulje-ngritje gjatë këtij sezoni dhe ndryshe nga Gjilani, objektiv kryesor ka Digitalb Kupën. Po në orën 13:00  në Mitrovicë do të luhet edhe sfida mes Trepça ’89 dhe Llapit me vendasit që janë të avantazhuar për të marrë maksimumin në këtë sfidë dhe për t’iu larguar sa më shumë fundit të renditjes. Një fitore e mitrovicasve do të bënte që Trepça ’89 të parakalonte pikërisht Llapin në renditje. E mërkura e IPKO Superligës në Supersport mbyllet me duelin e orës 17:00 që do të luhet në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Ferizajt. Kryeqytetasit në këtë duel do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit në fundjavë ndaj Ballkanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...