Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

IPKO Superliga ngre siparin, me derbin e kryeqytetit dhe Feronikeli-Drenica

IPKO Superliga e Kosovës ngre sot siparin  për edicionin futbollistik 2019-2020. Në ekranin e Supersport do të transmetohen dy sa të bukura aq edhe interesante për t’u ndjekur. Dy rivalët nga rivalët për titull të edicionit të kaluar, kampionët në fuqi të Feronikelit dhe Prishtina e Mirel Josës nisin sot betejën e luftuar për të zënë vendin e parë në fund të kampionatit. Skuadra nga Drenasi pret në shtëpi Drenicën. Fillimi i sezonit gjithmonë ka surpriza dhe asnjëherë nuk i dihet sesi mund të marin gjërat në këtë ndeshje për Feronikelin edhe pse bardhëjeshilët janë favoritë për të marrë tre pikët. Një ndeshje akoma më të vështirë ka Prishtina që luan në transfertë derbin ndaj Flamurtarit. Pavarsisht përforcimeve në merkato ku sëfundmi pjesë e skuadrës kryeqytetase janë bërë edhe Leonit Abazi e Labinot Ibrahimi, për Prishtinën misioni titull do të jetë shumë i vështirë edhe këtë edicion pasi edhe Drita e Gjilani janë forcuar ndjeshëm në merkato, pa harruar Feronikelin e Llapin. Flamurtari-Prishtina dhe Feronikeli-Drenica do të keni mundësi t’i ndiqni live në Supersport sot në orën 17:00, ndërkohë në të njëjtën orë luhet edhe takimi Llapi-Vushtria.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...