Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Danimarka s’arrin të shënojë, Randolph mban në lojë Irlandën

Mbyllet na barazim pa gola sfida e parë play off mes Danimarkës dhe Irlandës e luajtur në “Telia Parken” të Kopenhagenit në një atmosferë elektrizuese të krijur nga tifozëria vendase. Edhe pse dominuan në lojë gjatë gjithë takimin, danezët nuk mundën ta thyenin portierin Randolph, që rezultoi heroi e irlandezëve në këtë transfertë.

Ritëm i lartë në minutat e para, me skuadrën e Danimarkës që kërkon të imponohet në gjysmëfushën e Irlandës. Portieri Randolph e shpëton në dy raste portën (11′), pas gjuatjeve të njëpasnjëshme të Larson dhe Cornelius. Tjetër ndërhyrje vendimtare e Randolph, që i mohon golin Eriksenit, ndërsa Sisto në vijim të aksionit godet jashtë.

 

Kundërpërgjigjja e Irlandës erdhi vetëm në fund të pjesës së parë, por Schmeichel ndërhyn në pozicion ndaj tentativës së Christie. Mbyllen 0-0 45 minutat e para. Asnjë ndryshin në formacionet e të dyja skuadrave në fillim të pjesës së dytë. Mbrohet me fanatizëm Irlanda, duke mos lejuar hapësira në zonën e saj. Ndihet lodhja në këmbët e futbollistëve të të dyja skuadrave, teksa kronometri mat minutat e fundit. Drithërima në portën e Irlandës nëminutat e fundit, por Randolph ishte thjesht i pakalueshëm në këtë mbrëmje.

 

Danimarkë – Irlandë 0-0

Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Kjaer, Bjelland, Larsen, Delaney, Kvist, Eriksen, Cornelius (Poulsen 64′), Jorgensen, Sisto (Bendtner 73′). Trajner: A. Hareide

Irlanda: Randolph, Christie, Duffy, Clark, Ward, Hendrick (Hourihane 90+3′), Arter (Whelan 88′), O’Dowda, Brady, McClean, Murphy (Long 74′). Trajner: Ma. O’Neill

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...