Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Irlanda e Veriut përballë “testit” gjerman, Holanda mysafire në Estoni

Vetëm 3 ditë pas humbjes në Hamburg me rezultatin 2-4 përballë Holandës, Gjermania do të ketë shansin të kthejë menjëherë faqen dhe të rikthehet te sukseset, pasi mbrëmjen e sotme do të luajë në transfertën përballë Irlandës së Veriut.

Të besuarit e Joakim Low zhgënjyen totalisht si me lojë edhe me rezultat përballë “tulipanëve”, por mbrëmjen e sotme do të kenë mundësi t’u shkaktojnë humbjen e parë vendasve dhe të marrin kreun e grupit.

Kalendari favorizoi ndjeshëm Irlandën e Veriut, që 4 ndeshjet e para i pati me dy kundërshtarët më të fortë të grupit, Estoninë dhe Bjellorusinë, duke arritur të marrë 12 pikë të plota.

Megjithatë 4 ndeshjet e radhës do të jenë përballë Gjermanisë e Holandës, ndaj jo vetëm kreu, por edhe shanset për kualifikim janë të reduktuara për irlandezo-veriorët, që gjithsesi do të tentojnë befasinë, duke filluar që nga mbrëmja e sotme.

Nga ana tjetër, pas fitores së bukur në Gjermani, Holandën e pret sot një tjetër transfertë, por këtë herë shumë më modeste, përballë Estonisë, ku marrja e 3 pikëve është një detyrim për djemtë e drejtuar nga Ronald Koeman.

Sfidat e tjera të mbrëmjes që do të vijnë në ekranin e Supersport janë Skoci-Belgjikë dhe Letoni-Maqedoni e Veriut, ku veçanërisht takimi i parë pritet të jetë vërtetë i luftuar, ndonëse belgët kanë marrë pikët maksimale deri tani dhe thuajse kanë prekur kualifikimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...