Kombëtare

Ironia e fatit, e refuzoi Shqipërinë 6 vite më parë, sot pret ftesën…

Elvis Kabashi kërkon të veshë fanellën kuqezi! Nuk është një lajm i rremë, por një dëshirë e shprehur me zë e figurë nga futbollisti që kur ishte 19-vjeç refuzoi Shqipërinë, sepse dëshironte të luante në Kombëtaren A, duke mos pranuar ftesën e përfaqësueses U-21 (shkroi një letër të hapur, ku kërkonte që të mos i dërgonin më ftesë, pasi dëshironte të luante për Italinë). Pas një karrierë me shumë peripeci (shpesh është shkruar se e përndoqi mallkimi i Kombëtares), 25-vjeçari është stabilizuar te Dinamo e Bukureshtit në Rumani, në të njëjtën skuadër ku luan mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji. Pyetjes së gazetarit të “Digisport” në Rumani, nëse dëshiron të luajë me Alijin edhe në përfaqësuese, ai i përgjigjet:

“Me Alijin kuptohemi shumë mirë dhe kemi një marrëdhënie shoqërore dhe jashtë fushe. Është mirë të jesh në një ekip me një shqiptar tjetër. Shpresoj, sepse ka patur disa keqkuptime sa i përket grumbullimit tim me Kombëtaren. Është folur për një letër që unë kam shkruar, por nuk është e vërtetë, sepse letrën e pati shkruar ish-menaxheri im, me të cilin kam disa gjyqe të hapura. Ajo letër më pozicionoi kundër kombëtares, sepse, nëse unë nuk do të doja të luaja me Shqipërinë nuk do të luaja as me 19-vjeçarët në eliminatoret e Europianit. Prindërit e mi janë Shqiptarë, unë kam lindur në Itali, por gjaku im është ai i një shqiptari, ndaj nuk ka arsye pse ta refuzoj Kombëtaren e Shqipërisë. Gjithë këtë rrëmujë e ka shkaktuar ish-menaxheri, i cili nuk donte që të luaja me Kombëtaren, por të përqendrohesha vetëm tek Juventusi. Njerëzit kanë të drejtë të më gjykojnë, pasi nuk e dinin të vërtetën, ndërsa unë nuk kam folur më parë për këtë letër, sepse nuk kam shkruar asgjë dhe në ndërgjegjen time jam i qetë.”

Do të kalonin 6 vite që Kabashi, te tregonte “të vërtetën” e tij, ndryshe nga perceptimi që është krijuar ne opinionin sportiv, se ai u soll në mënyrë të padenjë karshi fanellës kuqezi.

“Ndoshta duhet të isha kundërpërgjigjur, por m’u duk sikur do t’i hidhja benzinë zjarrit. Tani është në dorën time të tregoj se sa e rëndësishme është Kombëtarja për mua. Shpresoj të grumbullohem, pasi është një krenari të  mbrosh ngjyrat e vendit tënd. Do të përpiqem të stërvitem e të punoj sa më shumë për t’u rikthyer në Kombëtare.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency