Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ironia e fatit, Partizani vuan për të gjetur golin, Vila-Fili shkëlqejnë në Kamza-Skënderbeu

Duhet të ketë një lloj efekti për një tifoz të Partizanit kur shikon  Kamza – Skënderbeu.  Përtej llogarive për Europën, apo renditjes së skuadrës korcare tashmë të pakapshme, për faktin e thjeshtë se golat nga të dy krahët, vijnë nga dy futbollistë që deri pak javë më parë vishnin fanellën e kuqe. Shënon Realdo Fili një gol avantazhi për skuadrën e Ndreut, përgjigjet Emiljano Vila me një dygolësh për skuadrën e Ilir Dajës. Gola që vijnë pikërisht atëherë kur pyetja që mbretëron te Partizani këtë sezon, është pikërisht ajo se kush do ta bëjë golin? Të dy janë futbollistë që u larguan nga 15 herë kampionët si të panevojshëm, një ndarje jo pa dhimbje si për sulmuesin fierak ashtu edhe për mesfushorin nga Durrësi, që u detyruan të gjejnë zgjidhje emergjente në janar për të vazhduar karrierën. Tejet interesant edhe fakti se për të dy ishin firmat e para të këtij sezoni në kampionat. I përdorur fare pak, për një total prej 225 minutash, 6 prezenca me Partizanin këtë sezon, Realdo Filit i kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje për të lënë firmë te Kamza, Vila te Partizani këtë sezon ka luajtur shumë më tepër, titullar fiks në 13 nga 16 ndeshjet e para të sezonit, për një total prej 1145 minutash, pa mundur të gjejë rrjetën, te Skënderbeu i kanëe mjaftuar pak minuta për të shpërthyer me një dygolësh, startistika që thonë se te Partizani mungesa e golit duhet të jetë edhe cështje loje. Të dy sot shijojnë momentin në stacionet e reja të karrierës, një Vilë i rilindur dhe një Fili i vlerësuar, për Partizanin mbetet vetëm dyshimi nëse do të kishte qenë më mirë edhe me ta në këtë sezon, për momentin, pasi llogaritë dhe përgjigjet përfundimtare bëhen vetëm në fund.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...