Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ironia e Robben: Bayerni në krizë? Mos më bëni të qesh!

Në kërkim të qetësisë së humbur, kështu mund të përkufizohet situata e bavarëzve të Bayernit, të cilët nuk shënojnë një fitore që nga 22 shtatori që tashmë tingëllon i largët kur klubi gjerman iu imponua me fitoren 2-0 Schalke 04 në shtëpi, nga ajo transfertë shifrat flasin për dy humbje dhe dy barazime për skuadrën e Niko Kovac, pozitat e të cilit tashmë duket se janë vënë në dyshim. Në të vërtetë flasin për disa ndryshime gjeneraliste, me disa lojtarë si Boateng dhe Müller që nuk po shfaqin efikasitetin e tyre dhe të tjerë si Robben dhe Ribery pranë skadencës që bëhen material për merkato. Por pavarësisht këtyre aludimeve të fundit Arien Robben nuk pranon të ketë krizë në ambientin e tyre.

Mefushori holandez ka eksperiencën dhe maturinë e duhur për të kuptuar që në futboll dinamika e ngjarjeve shpesh mund të sjellë lehtësisht përmbysjen në disa situata. Në  sezonin 2009-2010 Bayern Munich pas 12 takimeve renditej në vendin e 8 të klasifikimit në Bundesligë sikundër në Champions League situata e tyre ishte mëse delikate, pasi iu nevojitej fitorja në përballjen direkte me Juventus për t’u kualifikuar në 1/8 e kompeticionit europian. Edhe stoli i Van Gaal asokohe ishte i minuar, por vetëm brenda disa ditëve situata ndryshoi me 360 gradë, si në kampionaat ashtu edhe në Champions duke konkluduar një sezon emocionues. Pikërisht bazuar në epskeirencën e tij Robben sfidon situatën aktuale:

“Lutem të mos më keqinterpretoni por më vjen të qesh kur dëgjoj të flitet për krizë tek Bayerni”,citohet ai nga e përditshmja Kicker. “Dortmundi është një rival i denjë  ndërsa skuadra të tjera na kanë superuar në klasfikim, por tashmë presioni eshte tek ato, duhet te tregojnë se dinë ta mbajnë  këtë ritëm. Nëse që tani do të ishim të parët në tabelë do të mendonin se Bundesliga është bërë monotone. Duke qënë se jemi minus katër pikë, të gjithë kanë nisur të flasin për një krizë por çfarë na duhet të bëjmë është të ruajmë qetësinë për të kuptuar çfarë të përmirësojmë. Stresi nuk ndihmon në këto raste madje të orienton gabim. Unë jam besimplotë tek kjo skuadër”, e mbyll ai prononcimin e tij.

Por pavarësisht asaj që shpreh Robben, pritej që pauza e dedikuar për përfaqësueset të sillte një grintë tjetër tek Bayerni, gjë e cila nuk po ndodh. Ndjesia për disa individë të Bayernit duket të jetë e komplikuar. Për shembull Levaëndoëski, që tek Bayerni nuk shënon që prej tre ndeshjesh, ka një mungesë goli tek përfaqësueja e Polonisë prej 552 minutash. Për të kaluar tek Boateng që jo vetëm u kritikua për performancën ndaj Holandës por njëherazi edhe është dëmtuar. Muller gjithashtu e nisi nga stoli me Francën duke parë Sanen në vend të tij dhe Neuer që gjithashtu është kritikuar nga analistët që kërkojnë t’i krijohen më shumë hapësira Ter Stegen-it në përfaqësuese. Më pak fjalë sado të nënqeshë me ironi Robben për një krizë tek Bayerni, gjermanëve ju duhet të rigjejnë qetësinë duke filluar me fitoren ndaj Ëolfsburgut në kampionat, përndryshe trysnia e ushtruar ndaj tyre do të rezultonte shtypëse!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...