Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ironike, tifozë me ngjyrë me banderolën e Hitlerit në Sudan

Një incident shokues është shënuar në futbollin sudanez. Tifozët ultras të skuadrës Al-Hilal, një ndër më të sukseshmet në futbollin sudanez, e cila renditet e dyta në klasifikimin e Premier League-s së Sudanit, kanë bërë një veprim të paimagjinueshëm, duke shpalosur një banderolë gjigante me imazhin e Adolf Hitlerit. Gjatë ndeshjes me kryesuesit e klasifikimit në kampionatin vendas, Al Mereik, tifozët ultras e çuan edhe më tej episodin e shëmtuar, duke ndezur flakadanë për ta bërë edhe më të qartë banerin e tyre, ndërkohë që nisën të thërrisnin në kor edhe fjalën Holokaust. Holokausti, termi që identifikon genocidin e Luftës së Dytë Botërore të kryer nga nazistët gjermanë nën regjimin e Hitlerit, për të shfarosur popullsinë hebreje në mënyrë sistematike, duke lënë 6 milionë të vdekur, tingëllon më shumë sesa ironikë, kur përmendet nga tifozët ultras afrikanë, duke qenë se njerëzit me ngjyrë në filozofinë naziste konsideroheshin si racë inferiore. Ne gjithë këtë ngjarje policia nuk ndërhyri, për të mos përkeqësuar situatën, ndërkohë që ishin lojtarët e skuadrës së Al- HIlal që u kërkuan mbështetësve të tyre të ndalnin këtë inskenim jashtë çdo logjike.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...