Polemika në sfidën mes Wolverhamptonit dhe Arsenalit. Në minutën e 7-të të ndeshjes, pas një kundërsulmi të shpejtë të “Ujqërve”, Guedes përplaset në zonë me Saliban dhe pretendon për penallti, por nuk janë të këtij mendimi kryesori dhe zyrtarët e sistemit VAR, që nuk sinjalizuan për të riparë pamjet.
Në fakt, pamjet e përsëritura ngrenë dyshime për qasjen e gjyqtarit, pasi Saliba nuk ka arritur të prekë topin para se të përplasjes me sulmuesin e Wolves.
