Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Irving snobon Lakers, transferohet te Brooklyn Nets

Kyrie Irving nuk do t’i bashkohet Lebron James-it në Los Angeles, por do të vijojë karrierën tij në New York, të paktën drejt këtij përfundimi duket se po mbërrijnë palët. Organizatori që ka mbyllur gjithçka me Bostonin është drejt konkludimit të bisedimeve me Brooklyn Nets. Marrëveshja ende nuk është konkretizuar, por sipas mediave amerikane 27-vjeçari dhe drejtuesit e Nets janë optimistë për mbyllljen e akordit, i cili parashikon një kontratë 4-vjeçare nga e cila Irving do të përfitojë gjithsej 141 milion dollarë.

Basketbollisti i cili ka qënë 6 herë pjesë  e All Star Game e mbylli sezonin e fundit me Celtics duke rregjistruar nje mesatare prej 23.8 pikësh të realizuara, 6.9 pasime vendimtare dhe 7 topa të kapur në tabelë. Nëse gjithcka merr përmasa zyrtare atëherë Brooklyn do të kryente hapin e parë të madh drejt ndërtimit të një skuadre pretendte, kujtojmë që Irving ishte vendimtar në titullin e parë historik që Cleveland Cavaliers fituan në vitin 2016, ndërkohë që Nets përveçse Irving janë në garë për të nënshkruar me një tjetër superstar si Kevin Durant.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...