Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Isco lë Realin për Guardiolën, e ardhmja drejt Manchester City-it

E ardhmja e Iscos është gjithnjë e më larg Spanjës. Mesfushori i kombëtares spanjolle po kërkon me ngulm largimin nga Reali i Madridit, pasi dëshira e tij është një dhe e vetme t’i bashkohet Pep Guardiolës te Manchester City. Sipas mediave spanjolle, Citiziens janë në avantazh për lojtarin pasi edhe pse ka shumë oferta në drejtim të tij, Isco as që i merr në konsideratë, klube të tilla si Juventusi, Arsenali dhe Chelsea, pasi nëse vendos të largohet nga Los Blancos ai do ta bëjë vetëm për Manchester City-in. Florentino Perez për ta lënë të lirë Iscon kërkon 80 milionë euro, ndërkohë që Manchester City për momentin ofron vetëm 45 milionë plus bonuset, megjithatë dy klubet janë në negociata dhe mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...