Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Isco, nga “burgu” me Solarin, te liria totale me Zidane!

Isco Alarcon është shndërruar në një nga pjesët më të përdorura të Zinedine Zidane për Realin e Madridit që nga koha kur francezi u rikthye në krye të madrilenëve. Trajneri  ka rikthyer mesfushorin në pozicionin e tij pas marrëdhënjes së akullt që kishte me Santiago Solarin muaj më parë. Në 5 ndeshje të Zidane si trajner i Realit Isco ka marre pjesë në të gjitha ku veç ndaj Valencias në Mestalla të gjitha i ka nisur si titullar. Sigurisht që i nevojitet koha e duhur për të qenë edhe njëherë në nivelin që të gjithë janë mësuar të shohin nga ai. Në fakt në Spanje i kanë bërë një analizë të detajuar lojës së Iscos që pas rikthimit të Zidane dhe vlen për tu theksuar që futbollisti është sërish po aq i rrezikshem sa më parë, duke krijuar raste per gol, duke rikthyer qetësine në lojën e  Los Blancos apo duke shërbyer si duhet për sulmuesit.

Arsyeja pse Zizu e preferon shumë 26-vjeçarin është për faktin se mund ta përdorë atë në pozicione të ndryshëm në mesfushë madje mund të shkojë dhe më përpara kësaj zone në rast se skuadra ka nevoje. Duke i dhënë minutat e nevojshme të cilat i munguan me Solarin, Zidane pret të rifitojë edhe njëherë në maksimum shërbimet e Iscos duke e konsideruar ate si një futbollist të rëndesishëm për sezonin e ardhshem sa i përket projektit që po ndërton klubi i Realit të Madridit. Të gjithë e dinë që trajneri francez po realizon nje kasting në mendjen e tij ku nga skuadra aktuale pritet të ketë largime të shumta për t’i bërë vend futbollistëve të tjerë të cilët do të afrohen në Santiago Bernabeu në mënyrë që të rikthehet freskia e nevojshme për të vijuar me suksese të mëdha.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...