Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Isco pranë largimit nga Reali, në lojë hyn Juventusi!

Isco Alarcon dhe Reali i Madridit janë në prag divorci. Marrdhënia mes fantazisit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari  thuasje nuk ezksiton, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.

Sinjalin e fundit e ka dhënë as më shumë as më pak por vetë kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos. Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Europës duke shtuar se është normale që të gjithë dëshirojnë të luajë kur janë tek Reali. Në fakt është e vërtetë që të gjithë duan të zbresin në fushë, por Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuasje asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm 2 nga 16 ndeshje dhe ato dy takime pa ndonjë vlerë reale, kundër  Melillas në Kupën e Mbretit dhe në ndeshjen e fundit në grupet e Champions Leagues ndaj CSKA së Moskës, asnjëherë në formacion në kampionat.

Klubet që kërkojnë shërbimet e Iscos nuk mungojnë me Juventusin në krye, por deri më tani ka qënë presidenti i Realit Perez ai që ka frenuar largimin e fantazistit, duket e vështirë që numri 1 i “merengueve” të vijojë ta bllokojë sidomos kur durimi i 26-vjeçarit ka arritur kulmin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...