Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Isco zbarkon në Berlin, gati të sfidojë Bayern për titullin me surprizën e sezonit

Union Berlin do të jetë destinacion i ri i Iscos. Fatazisti do të provojë një eksperiencë të re në Gjermani, me ekipin kryeqytetas që ka arritur marrëveshjen me lojtarin. Ish-lojtari i Real Madrid nuk pati një aventurë të suksesshme te Sevilla, teksa u largua në fundin e dhjetorit nga ekipi ku u transferua në verë, për të kaluar në Gjermani.

Mesfushori tani do të kërkojë që të bëjë surprizën në Gjermani me ekipin që i ka surprizuar të gjithë gjatë këtij edicioni. Union Berlin e sheh veten në vendin e dytë të renditjes së Bundesligës me vetëm 1 pikë më pak se Bayern, kur janë luajtur 18 javë kampionat. Lojtari është paraqitur në Berlin teksa për 90 minuta ka kryer testet mjekësore.

Isco pritet që të jetë pjesë e Union Berlin deri në verën e vitit të ardhshëm e gjasat janë që ai të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë që në ndeshjen e radhës me Mainz. Pesë herë fituesi i Champions League do të luajë për herë të parë jashtë Spanjës, teksa në të shkuarën krahas Real Madrid dhe Sevilla ka luajtur dhe me Valencian dhe Malaga.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...