Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Isco zbulon trajnerin me më shumë personalitet te Reali: Ika sepse nuk kishte vend për mua!

Isco është tashmë pjesë e Betis Sevilla në LaLiga dhe ka nisur të marrë minutat që aq shumë i kanë munguar në sezonet e fundit me Real Madrid dhe Sevilla. Mesfushori rikthehet të flasë për “Los Blancos” duke theksuar se u largua nga madrilenët pasi ndjeu se për të nuk kishte më vend në skuadër ndërsa shtoi se trajneri me më shumë personalitet me të cilin ka punuar ka qenë Zinedine Zidane.

“Nuk mund të qëndroja më tek Real Madrid, e ndjeva se aty nuk kishte më vend për mua. Me Realin kalova shumë vite, kam pasur një eksperiencë të bukur dhe të lumtur.

Por, me shumë trajnerë kam pasur probleme, çfarëdo që unë të bëja ata sërish nuk do të më aktivizonin. Mua më mungonte pak edhe përgatitja në aspektin psikologjik dhe në vend që të bëja më shumë, dëshpërohesha. Është pak e vështirë të largohesh nga klubi më i mirë në botë, duhet gjetur koha e duhur.

Zidane? Është një nga trajnerët me më shumë personalitet që unë kam punuar. Erdhi dhe e mori skuadrën në një moment të vështirë, por fituam tre Champions League radhazi. Më pas u largua, u rikthyer sërish dhe ne sërish fituam”, tha Isco.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...