Bundesliga

Ish-agjenti “nxjerr zbuluar” Lewandowskin: Ka frikë nga Premier League, justifikohej me shiun!

Robert Lewandowski është një nga emrat më të lakuar të merkatos aktuale me polakun që këmbëngul për t’u larguar nga Bayern Munich me destinacion Barcelonën. Në fakt, sulmuesi ka ende një vit kontratë me gjermanët dhe këta të fundit nuk e lëshojnë bomberin pa përfituar financiarisht. Por me problemet e shumta ekonomike në radhët e Barcelonës, transferimi ka mbetur në gjysmë të rrugës dhe Lewandowski është duke bërë “mundje krahu” me Bayernin për të fituar lirinë.

Gjithsesi, në këtë mes duket se për Leëandoëskin ka edhe opsione të tjera si PSG apo klube të Premier League që mund të kënaqin interesat financiarë të Bayern Munich. Por, alternativat e tjera, sidomos ato nga Anglia janë hedhur poshtë nga 33-vjeçari dhe motivin e zbulon ish-agjenti i polakut, Cezary Kucharski. Ky i fundit thekson se Lewandowski ka frikë se në Premier League nuk do të shënonte të njëjtën sasi golash, ndërsa nga ana tjetër, agjenti thekson se sulmuesi justifikohet se nuk pranon të transferohet në Angli për arsye se atje bie shumë shi.

“Pse nuk shkon Lewandowski në Angli? Ka pasur një moment kur për sulmuesin kishte interes konkret por për të gjithë kohën unë dëgjoja justifikime fëmijënore nga Lewandowski. Ai thoshte gjithë kohën se nuk i pëlqen Anglia pasi atje bie shume shi, por unë mendoj se arsyeja e vërtetë pse Lewandowski nuk pranonte transferimin në Angli është se kishte frikë se në Premier League nuk do të shënonte aq sa në Bundesliga.

Robert kishte shumë frikë. PSG? Nuk kisha leje të negocioja me PSG, pasi gruaja e Lewandowskit nuk donte të jetonte në Paris, por ndoshta mund të ketë ndryshuar mendje”, shprehet ish-agjenti i sulmuesit, Cezary Kucharski.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Premier League 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Manchester City
2
2
0
0
6
0
+6
6
2Arsenal
2
2
0
0
6
2
+4
6
3Brentford
2
1
1
0
6
2
+4
4
4Tottenham Hotspur
2
1
1
0
6
3
+3
4
5Newcastle United
2
1
1
0
2
0
+2
4
6Leeds United
2
1
1
0
4
3
+1
4
7Chelsea
2
1
1
0
3
2
+1
4
8Brighton & Hove Albion
2
1
1
0
2
1
+1
4
9Aston Villa
2
1
0
1
2
3
-1
3
10Nottingham Forest
2
1
0
1
1
2
-1
3
11AFC Bournemouth
2
1
0
1
2
4
-2
3
12Liverpool
2
0
2
0
3
3
0
2
13Fulham
2
0
2
0
2
2
0
2
14Wolverhampton Wanderers
2
0
1
1
1
2
-1
1
15Leicester City
2
0
1
1
4
6
-2
1
16Crystal Palace
2
0
1
1
1
3
-2
1
17Southampton
2
0
1
1
3
6
-3
1
18Everton
2
0
0
2
1
3
-2
0
19West Ham United
2
0
0
2
0
3
-3
0
20Manchester United
2
0
0
2
1
6
-5
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency