Juventusi fitoi derbin e Italië ndaj Interit në “San Siro”, falë një goli të serbit Kostiç në pjesën e parë, por ashtu siç pritej, debatet ishin të shumta.
Dy prekje me dorë në aksionin e bardhezinjve, fillimisht nga Rabiot dhe më pas nga Vlahovic, nuk u vunë re as nga arbitri, dhe as nga VAR-i, që vendosën ta quajnë golin të rregullt.
Debati u ndez menjëherë pas ndeshjes, teksa ish-arbitri, Graziano Cesari është treguar shumë i ashpër me deklaratat e tij ndaj VAR-it.
Lexo edhe:
- Humbja ndaj Rennes, Galtier: Nuk shqetësohem për të ardhmen, kam një titull për të fituar!
- Miqësoret me Poloninë dhe Azerbajxhanin, ka ndryshime edhe në listën finale të Shqipërisë U-21
- Fitorja ndaj Realit, Xavi: Rezultat ishte i drejtë, por nuk ndihemi ende kampionë
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
“Kam imazhe të qarta, që evidentojnë dy prekje të topit me dorë, në të njëjtin aksion. Në të dy rastet, lojtarët e Juventusit rregullojnë topin me ndihmën e dorës dhe goli është i parregullt. Nuk e di se si VAR-i nuk ndërhyri të vërë pamjet në dispozicion të arbitrit kryesor. Është e pashpjegueshme, që në epokën e VAR-it dhe me kaq shumë kamera, të vendosen ndeshje të mëdha nga një gol i tillë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Cesari.

Ish-arbitri sulmon VAR-in
