Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Ish-bashkëshortja e viziton në burg: Dani është i pafajshëm, ka përdhunues që janë në rrugë

Dani Alves hyn në grevë urie

Dani Alves ndodhet ende në burgun Brians 2, në Barcelonë, i akuzuar për një përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare më 30 dhjetor, në një klub nate të njohur.

Nëna e fëmijëve të tij dhe administratore e disa prej pronave të tij, Dinorah Santa Ana, e ka vizituar futbollistin brazilian dhe ka shpjeguar në një deklaratë për “El Periódico” se si po i përjeton lojtari këto momente delikate.

“Ai është mirë, i fortë. Mbahet mirë. Doja të flisja për fëmijët dhe edukimin e tyre. Është një situatë e ndërlikuar për ta,” komentoi ajo.

Dinorah Santa Ana ka shfrytëzuar rastin për t’u fokusuar tek fëmijët:

“Dani Alves ka një familje dhe shumë herë jo gjithçka që thuhet është e vërtetë. Kjo është diçka që rëndon shumë në jetën e fëmijëve.”

Ish-bashkëshortja e brazilianit ka theksuar se ajo dhe familja e saj vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e futbollistit.

Lexo edhe:

Biseda që të dy kanë pasur gjatë vizitës në burgun e Brians 2 nuk e ka ndryshuar perceptimin e Dinorah Santa Ana për ngjarjen:

“Nuk e kam pyetur për versionet sepse e dimë që është i pafajshëm. Nuk ka pyetje për këtë. Fëmijët dhe unë besojmë në pafajësinë e Danit. Ka përdhunues që janë në rrugë, kurse Dani është në burg.”

Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e tij ka rrëfyer se nuk po jeton aspak një moment të këndshëm.

“Unë jam nënë dhe kur fëmijët vuajnë, nëna vuan. Në jetë ka edhe momente të vështira. Ai është i pafajshëm, gjithçka do të jetë mirë, me siguri”, këmbënguli ajo.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...