Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ish-drejtori i Ferrarit beson te inxhinierët italianë: Red Bull do të ketë probleme gjatë sezonit

Gara e parë sezonale e Formula 1 që u zhvillua në Bahrein konfirmoi se Red Bull dhe Max Verstappen mbeten favoritë për të fituar sërish Botërorin. Nga ana tjetër, Ferrari tregoi se ka ende punë për të konkurruar skuderinë austriake, edhe pse ish-drejtori i “kokëkuqjes” Stefano Domenicali theksoi se Red Bull do të hasë vështirësi gjatë sezonit. Tashmë, në rolin e drejtorit të Formula 1 Group, Domenicali u shpreh se te Ferrari duhet të tregohen këmbëngulës në momentet më të vështira.

“Ferrari duhet të përmirësohet në pikat e dobta dhe vetëm këmbëngulja dhe besimi të bën që të dalësh nga këto situata. E vërteta është se Red Bull-i është i fortë, por do të ketë limite në zhvillimin e saj përgjatë sezonit për shkak të reduktimit të buxhetit.

Lexo edhe:

Dihet se performaca e Red Bull i frikëson pak të tjerët, por nisur nga eksperienca ime them se duhet të tregohemi të duruar. Këtë e tregoi edhe sezoni i kaluar, Ferrari e nisi mirë dhe u duk se do të fitonte, por në fund ndodhi e kundërta.

Historia në Formula 1 na tregon se duhet të jemi të duruar, garat dhe performancat ndryshojnë nga java në javë. E vetmja pikë e vështirë është Verstappen i cili nga ana e tij është një nga pilotët më të vështirë për t’u mundur”, u shpreh Domenicali.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...