Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ish-drejtori i Romës i bindur: Zëvendësuesi i Brozovic është Asllani dhe jo Fratessi

Asllani merr vendimin për sezonin e ri
Asllani merr vendimin për sezonin e ri

Një nga transferimet e Inter në këtë merkato verore ishte Davide Fratessi që kaloi në Milanon zikaltër nga Sassuolo. I cilësuar si një nga talentet italianë më të spikatur sa i takon reaprtit të mesfushës, Fratessi u konsiderua shpejt si pasuesi ideal i Marcelo Brozovic që u largua për në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Nassr. Megjithatë, është ish-drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi i cili i jep një mesazh trajnerit Simone Inzaghi duke u shprehur se pasuesi i kroatit në fushës është Kristjan Asllani dhe jo Fratessi.

“Fratessi është një mesfushor i zoti, bashkë me Barellën prezantojnë futbollin e bukur të Italisë. Janë lojtarë të cilët çdo trajnerë i pranon me kënaqësi në organikë, bëhet fjalë për një futbollist të brezit të ri.

Lexo edhe:

Fratessi është nga ata lojtarë që bën punë në të dyja fazat e lojës, por kush thotë që është blerë për të zëvendësuar Brozovic gabon rëndë dhe nuk merr vesh nga futbolli. Janë dy lojtarë të ndryshëm dhe zëvendësuesi i Brozovic te Inter është Asllani. Dhe Asllani e bën shumë mirë atë rol sepse është një lojtar me shumë kualitet”, u shpreh Petrachi.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...