Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ish-drejtori i Tottenham i sinqertë: Presidenti Levy nuk ka njohuri nga futbolli, i beson trajnerit

Tottenham studion "nxënësin" e Guardiolës
Tottenham studion "nxënësin" e Guardiolës

Ish-drejtori sportiv i Tottenham në vitet 2004 dhe 2005, Frank Arnesen ka theksuar së fundmi se presidenti i Spurs nuk kupton nga futbolli, ndaj shpeshherë i beson trajnerëve apo drejtorit sportiv për të transferuar lojtarë në merkato. Arnesen thekson se presidenti është i zoti në negociata, por kur vjen puna te roli i futbollistëve në fushë ka shumë mangësi.

“Ka shumë klube ku presidenti kërkon të marrë përsipër negociatat. Presidenti i Tottenham, Levy është një nga ata që merret me pjesën e negociatave dhe në këtë pikë është vërtetë i zoti. Por, kur vjen puna te futbolli i fushës ai nuk ka asnjë njohuri dhe preferon të mos ndërhyjë në dëshirat e trajnerit. Për këtë pjesë, Levy zgjedh t’i besojë trajnerit dhe drejtorit sportiv”, tregon Arnesen.

Gjithsesi, në ditët e fundit presidentit Levy nuk i ka ecur mirë edhe në negociata duke qenë se dy objektivat kryesorë të trajnerit Antonio Conte për muajin janar, Adama Traore dhe Luis Dias mund të konsiderohen respektivisht si lojtarë të Barcelonës dhe Liverpool dhe Tottenham e ka humbur garën ndërsa është fokusuar te dyshja e Juventus, Kulusevski-Bentacur.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...