Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ish-drejtuesi i Chelsea-t: Si dështoi Abramovich të blinte Totenhamin

Roman Abramovich ka kërkuar të blejë Tottenhamin para se të shtinte në dorë klubin tjetër të Londrës, Chelsea-n. E zbulon ish-drejtuesi i lartë i bluve, Mark Taylor, që shpjegon detaje nga bisedimet që u zhvilluan thuajse dy dekada më parë.

Manjati rus kishte kërkuar të bëhej pronar i shumicës së aksioneve të Tottenhamit, por presidenti i klubit, Daniel Levy, dëshironte të shiste jo më shumë se 29.9% të aksioneve.

Abramovich, para se të takonte presidentin e atëhershëm të Chelsea-t, Ken Bates dhe kolegun e tij Eugene Tenenbaum, u përpoq të blinte mbi 50% të Tottenhamit, por mori përgjigje negative nga Levy.

“Mendoj se historia është e tillë: Abramovich, një ditë para se të vendoste të blinte Chelsea-n, ishte takuar me presidentin Daniel Levy, që ishte përpjekur t’i shiste vetëm 29.9% të Tottenhamit. Mirëpo ai nuk donte pakicën, por kontrollin e plotë të klubit”.

Historia më pas dihet, Abramovich mori kontrollin e Chelsea-t në qershor 2003 dhe impakti ishte i menjëhershmën në fushën e blertë.

“Chelsea kishte kërkuar investitorë për rreth 18 muaj dhe ne nuk donim të humbnim më shumë kohë, Roman dukej i përshtatshëm,” – shtoi Taylor. – “Askush nuk e dinte se kush ishte ai, kështu që avokatët e tij sollën revistën Forbes, nëpërmjet së cilës kuptuam se ishte nr. 15 në listën e miliarderëve.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...