Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ish-drejtuesi i Milanit kritikon Maldinin: Po i ikin “yjet” me parametra zero

Ish-drejtuesi i Milanit kritikon Maldinin
Ish-drejtuesi i Milanit kritikon Maldinin

Ish-drejtuesi i Milanit kritikon Maldinin. Massimiliano Mirabelli ka deklaruar se largimi me parametra zero i futbollistëve si Donnarumma, Kessie e Calhanoglu nuk është aspak një gjë e mirë, pasi klubit i mungojnë disa miliona.

Dy drejtuesit e Milanit, Maldini e Massara kanë përfunduar në shënjestrën e Mirabellit, i cili ka sjellë në vëmendje se gjatë kohës së tij, askush nuk la kuqezinjtë me parametra zero.

Lexo edhe:

  1. Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen në Superligën Turke
  2. Momente gazmore/ Sylvinho s’i kursehet Abrashit, “hakmerret” Cikalleshi (VIDEO)
  3. Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”, prezanton të dashurën e re (FOTO)
  4. Ancelotti joshet nga Brazili, Reali gjen pasuesin në shtëpi

“Kam qëndruar te Milani vetëm 18 muaj dhe nuk ishte koha e mjaftueshme për ta riorganizuar siç duhet. Kur erdha, kishim 11 lojtarë në skadencë dhe nuk iku asnjë me parametra zero. Më pas ikën tre emra të rëndësishëm, si Donnarumma, Calhanoglu e Kessie, nga të cilët mund të ishin arkëtuar mbi 100 milionë euro. Tani Milani rrezikon të humbë njësoj edhe Leaon dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë”, u shpreh Mirabelli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...