Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ish-ët në modë, kampionët merkato rikthimesh

Fundi i vitit për Teutën nuk ishte në pritshmëritë e drejtuesve, me kampionët që koleksionuan vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit të vitit 2021. Skuadra durrsake e sheh veten në vendin e gjashtë me 18 pikë, po aq sa dhe Partizani, ndërsa diferenca me Tiranën kryesuese është 15 pikë. Në pjesën e mbetur të edicionit, ekipi bregdetar do të ketë si qëllim që të rikuperojë sa më shumë pozicione, që të arrijë zonën evropiane.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
 

“Djemtë e Detit” kanë qenë aktivë gjatë merkatos së dimrit, teksa kanë zyrtarizuar afrimin e Rubin Hebajt dhe Florenc Avdylit, dy ish-lojtarë që dhe në të shkuarën kanë dhënë kontributin e tyre për ngjyrat e Teutës. Drejtuesit kanë menduar të besojnë tek lojtarët që në të shkuarën kanë treguar cilësitë e tyre, për të qenë të sigurt në lëvizjet që bëjnë.

Hebaj ka luajtur në 36 ndeshje për Teutën, duke shënuar dhe 6 gola në një edicion e gjysmë, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë e tashmë do të japë sërish kontributin e tij, ndërsa Avdyli, në anën tjetër, ka luajtur 98 ndeshje në tri sezone me Teutën, duke shënuar dhe tre gola. Mesfushroi dardan ka arritur të fitojë titullin, Kupën dhe Superkupën me bregdetarët.

Dy lëvizje që mund të sjellin ndryshimin në radhët e “Djemve të Detit”, të cilët kanë zgjedhur një strategji që mund të rezultojë efikase, por rezultatin do ta japë fusha e lojës në 21 javët e mbetura të Abissnet Superiores.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...