Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ish-futbollisti akuzon ndihmësin e Mourinhos për dështimin te Tottenham: Lojtarët kanë nevojë për dashuri!

Jose Mourinho nuk e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Tottenham në Premier League teksa më datë 21 maj të vitit 2021, portugezi u shkarkua nga drejtuesit e Spurs si pasojë e rezultateve të dobëta. Së fundmi, ish-futbollisti i Tottenham, Serge Aurier që tashmë aktivizohet në radhët e spanjollëve të Villareal është rikthyer të flasë për kohën e tij dhe të Mourinhos te Tottenham ndërsa theksohet se për dështimin e skuadrës në atë periudhë, fajet më të mëdha i ka pasur ndihmësi i luzitanit, Joao Sacramento.

“Futbolli ka ndryshuar nga çfarë ka qenë dhjetë vite më parë, Mourinho mbetet një trajner i madh por disa aspekte kanë pësuar zhvillim. Ndonjëherë lojtarët kanë nevojë për më shumë dashuri dhe vëmendje. Nuk e kam problemin me Jose Mourinho, por me ndihmësin e tij, Sacramento. Ai është një tip i vështirë dhe nuk kishte marrëdhënie të mirë me dhomën e zhveshjes, prandaj pati shumë përplasje.

Kishte mungesë komunikimi, Sacramento e kishte eksperiencën e parë dhe i mungonte eksperienca me lojtarët. Duhej t’i kushtonte më shumë vëmendje personit se sa lojtarit sepse ndonjëherë kur nuk luan shumë, atëherë të duhet dikush që të qetësojë dhe të të relaksojë e jo të japë mesazhe negative”, u shpreh Aurier.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...