Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Ish-futbollisti festë madhështore në Ibiza, mungon ftesa për ish-të dashurat

Një përvjetor i rëndësishëm për Marco Borriello. Ish-futbollisti italian (ka luajtur me skuadra të mëdha si Roma, Juventus, Milan) do të mbushë 40 vjeç më 18 qershor. Një ditëlindje e rëndësishme që sportisti ka vendosur ta festojë me një mega party në Ibiza, ku është zhvendosur pak kohë më parë.

E përjavshmja “Chi” flet për “një festë plot “yje” në vilën e tij luksoze”. Mes të ftuarve janë shumë futbollistë me famë botërore dhe DJ ndërkombëtarë. Megjithatë, me sa duket, “asnjë nga ish-të dashurat e Borriellos nuk ka marrë ftesë”.

Cilat janë ish-të dashurat e Borriellos?

Lista e ish-të dashurave të Marco Borriellos është mjaft e gjatë. Më e famshmja mbetet Belen Rodriguez: historia mes të dyve zgjati katër vjet, nga 2004 deri në 2008.

Në CV-në sentimentale të Borrielos janë gjithashtu: Cristina Buccino, Nina Senicar, Bianca Brandolini d’Adda, Sofia Rising, Audrey Chabloz, Gilda Ambrosio, Stefania Seimur, Larissa Schmidt, Camila Morais, Dayanello Mello…

Në vitin 2020 pati zëra për një flirt, të pa konfirmuar kurrë, mes Marco Borriellos dhe Marica Pellegrinellit (ish-bashkëshortja e Eros Ramazzottit). Ish-lojtari dhe modelja janë parë disa herë bashkë në Ibiza. Sot ajo është e lidhur me DJ-in e njohur ndërkombëtarisht, William Djoko, ndërsa jeta private aktuale e Borriellos është e mbuluar me mister.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...