Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-futbollisti i Arsenal i bindur: Atletët rusë nuk reagojnë ndaj luftës sepse e mbështesin atë!

Ukraina vazhdon të jetë nën kërcënimin e Rusisë që po bën gjithçka për të marrë kontrollin e plotë të territorit ukrainas. Të gjendur para kësaj situate, shumë ukrainas të cilët nuk kanë pasur asnjëherë të bëjnë me armët dhe luftën, kanë vendosur të qëndrojnë dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre duke dalë në vijën e parë të frontit.

Një nga ata është edhe ish-futbollisti i Arsenal, Oleg Luzhny. Fituesi i Premier League me topçinjtë thekson se situata është shumë e tensionuar ndërsa shton se atletët rus nuk reagojnë ashpër ndaj politikave të vendit të tyre pasi në heshtje ata e mbështesin luftën.

“Situata është shumë e tensionuar, sirenat bien tre apo katër herë në ditë, madje edhe gjatë natës. Njerëzve iu duhet të vrapojnë në vende të sigurta, këtë e bëjnë edhe nëna me fëmijë të vegjël të cilët nuk kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë të tmerruar teksa kalojnë në qytete të shkatërruara nga bombat,njerëzit tashmë nuk kanë mundësi të përdorin gazin, nuk kanë energji, ujë dhe ushqim.

Unë mbeshtes të gjitha sanksionet që i janë vendosur Rusisë, edhe në fushën e sportit. Edhe sportistët janë pjesë e një kombi dhe kur një vend zgjedh një president, atëherë qytetarët mbajnë përgjegjësi për sjelljen e këtij presidenti. Nëse qëndrojnë në heshtje do të thotë se e mbështesin atë çfarë po ndodh, pra pushtimin e një vendi paqësor”, u shpreh Luzhny.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...