Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ish-futbollisti i Arsenal sulmon Sanchon: Jam 54-vjeç, por në fushë nuk kam diferencë nga anësori i United!

Manchester United i ka bërë një start për t’u harruar kampionatit në Premier League me Djajtë e Kuq që kanë koleksionuar dy disfata në dy ndeshjet e para të sezonit. Një formë e tillë ka bërë që mbi të besuarit e trajnerit Erik ten Hag të vërshëojnë kritikat ndërsa së fundmi nën shënjestrën e sulmeve ka rënë Jadon Sancho. Ish-futbollisti i Arsenal, Paul Merson ka theksuar se pavarësisht moshës 54-vjeçare, po të kishte mundësinë të zbriste në fushë nuk do të kishte diferencë nga anësori i kombëtares së Anglisë.

“Te United flasin për Antony të Ajax por nuk më duket se ai mund të bëjë diferencën dhe të luajë më mirë se Martial apo Sancho, edhe pse ky i fundit në fakt nuk ka bërë asgjë prej momentit kur ka firmosur me United. Nuk është zgjidhje të transferosh dikë që në kampionatin aktual luan me lojtarë të nivelit mesatar.

Atë që bën Sancho në fushë për United mund ta bëjë edhe unë, edhe pse jam në moshën 54-vjeçare. Më kujtoni pak kur ka qenë hera e fundit që Sancho ka dribluar një kundërshtar? Ai luan shumë pak me topin në zonën e kundërshtarëve dhe zakonisht kthehet pas dhe këta lojtarë paguhen shumë mirë sepse konsiderohen të elitës”, u shpreh Merson.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...