Premier League

Ish-futbollisti i City-t rrëfen shpenzimet “e çmendura”: 150.000$ për 1 shampanjë, garë për makinën më luksoze

Futbollistët janë mësuar të kenë nëpër duar shuma të mëdha parash teksa nënshkruajnë kontrata milionere gjatë karrierës së tyre. Por, ballafaqimi i parë me paratë mund t’i shndërrojë ata në persona të cilët kanë nevojë të shpenzojnë për makina apo shtëpi luksoze.

Kështu është shprehur ish-futbollisti i Manchester Cityt, Micah Richards i cili thekson se në momentin kur firmosi kontratën e parë milionere me anglezët dhe nisi të arkëtonte shumë para, menjëherë nxitoi të blinte një makinë Ferrari apo edhe të shpenzonte shuma maramendëse për një shishe shampanjë.

“Imagjinoni pak të kaloni nga 500 sterlina në javë në 5.000 dhe pastaj nga 5.000 në 50.000. Pa harruar më pas bonuset, paratë për prezencat në fushë. Më kujtohet njëherë kur fitova një bonus prej 250.000 sterlina në javë. Isha në qendrën sportive dhe kur pashë llogarinë mendova me vete sa fantastike ishte. Ju çfarë do të bënit në vendin tim? Unë ika menjëherë për të blerë një Ferrari, kisha një Range Rover dhe një Aston Martin, por mendova se kishte ardhur momentin për Ferrari.

Më pas bleva edhe një tjetër Ferrari i cili ishte një prodhim special. Por, nuk u ndala vetëm te makinat. Bleva një shtëpi me shtatë dhoma që kushtonte 3 milionë sterlina. Nuk ishte keq edhe shtëpia ku jetoja, por kur je futbollist atëherë kërkon që të kesh gjithnjë makinat më të mira dhe shtëpitë më të mira sepse është si një lloj gare me kolegët dhe asnjëherë nuk kënaqesh.

Më kujtohet njëherë gjatë një udhëtimi në Amerikë, ku brenda një nate shpenzova 150.000 dollarë për një shishe shampanjë. Kërkuam shishen më të shtrenjtë dhe ajo kushtonte 100.000 dollarë, por duke shtuar edhe bakshishet kuptova se kisha shpenzuar 150.000 dollarë. Në atë moment kuptova se nuk mund të vazhdoja atë mënyrë jetese. Kisha vendosur të jetoja në Amerikë, por qëndrova vetëm tre javë sepse përndryshe do të kisha mbetur pa para”, u shpreh Richards.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Ligue 1 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1Auxerre
0
0
0
0
0
0
0
0
2Lille
0
0
0
0
0
0
0
0
3Lorient
0
0
0
0
0
0
0
0
4Monaco
0
0
0
0
0
0
0
0
5Nantes
0
0
0
0
0
0
0
0
6Nice
0
0
0
0
0
0
0
0
7PSG
0
0
0
0
0
0
0
0
8Strasbourg
0
0
0
0
0
0
0
0
9Ajaccio
0
0
0
0
0
0
0
0
10Angers SCO
0
0
0
0
0
0
0
0
11Brest
0
0
0
0
0
0
0
0
12Clermont
0
0
0
0
0
0
0
0
13Montpellier
0
0
0
0
0
0
0
0
14Reims
0
0
0
0
0
0
0
0
15Troyes
0
0
0
0
0
0
0
0
16Olympique Marseille
0
0
0
0
0
0
0
0
17Toulouse
0
0
0
0
0
0
0
0
18Lens
0
0
0
0
0
0
0
0
19Rennes
0
0
0
0
0
0
0
0
20Olympique Lyonnais
0
0
0
0
0
0
0
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency