Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Ish-futbollisti i Cityt në krah të Neymar: Boll me kritika, nuk u dëmtua në McDonalds

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Samir Nasri i ka dalë në krah Neymar. Braziliani i PSG mbylli sezonin para kohe për shkak të një dëmtimi në kavilje ndërsa problemet fizike të sulmuesit janë shndërruar në një temë debati pasi vitet e fundit, lojtari ka munguar në shumë ndeshje të kryeqytetasve.

Megjithatë, Nasri theksoi se dëmtimet janë pjesë e futbollit, ndërsa shtoi se Neymar nuk u dëmtua duke kaluar kohën jashtë fushe, por në duelet me kundërshtarët ndaj nuk ka arsye për t’u “kryqëzuar”.

Lexo edhe:

“Për mua dëmtimi i Neymar prishi shumë ekuilibra tek PSG, ishte i rëndë. Dhe, tani ai po kritikohet më shumë seç duhet. Njerëzit e harruan se sa mirë e nisi sezonin Neymar. Duhet t’i japim fund zërave në lidhje me stilin e tij të jetës. Nuk e kuptoj pse flasin, Neymar nuk e dëmtoi kaviljen duke luajtur poker apo në një fast-food të McDonalds”, u shpreh Nasri.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...