Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ish-futbollisti i Francës: Fonseca te Milani? Jo, i duhej një si Conte

Vincent Cadela, ish-lojtar i Romës, ka folur për interesin e Milanit për Paulo Fonsecan, duke paralajmëruar portugezin për atë që e pret te “Djalli”.

Në një intervistë për “Tuttosport”, ish-lojtari i Francës theksoi se Fonseca do të ketë një detyrë të vështirë.

“Nuk do të jetë e lehtë për të, Pioli bëri një punë të mirë, fitoi, ndërtoi një ekip dhe në fund të fundit për tre vjet ai ishte protagonist në Champions League. Së dyti, nuk do të jetë e lehtë për të që të ketë sukses te Milani”.

Candela rrëfeu gjithashtu se nuk e kuptonte zgjedhjen e Milanit:

“Me gjithë respektin për Fonsecan, Milani meriton një trajner si Conte. Niveli duhet të jetë i tillë, një nivel i lartë kur bëhet fjalë për disa klube. Milani është një ekip që meriton trajnerë që kanë arritur diçka më shumë në karrierën e tyre…”

Lexo edhe:

Së fundi, ai kujtoi kohën e portugezit në kryeqytetin italian dhe la sërish kritika:

“Ajo që pashë, nuk më ka pëlqyer gjithmonë. Në fillim, gjithmonë ndryshonte shumë, ndoshta shumë. Ai bënte shumë rotacion me lojtarët. Nuk e di nëse është mirë për ekipin apo jo, sinqerisht nuk më pëlqeu puna e tij. Preferoj të filloj me njëmbëdhjetë titullarë dhe më pas të kem stolin. Nga ana tjetër, te Roma ka ndryshuar shumë… Është pa dyshim një trajner me përvojë, që ka kaluar shumë dhe ka bërë gjithmonë punën e tij. Por të stërvitësh Milanin është përgjegjësi e madhe. Milani është Milani. Milani ka gjithmonë objektiva madhorë.”

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...