Ligue 1

Ish-futbollisti i PSG: Neymar në Brazil për pushime dhe jo për rikuperim, fajin e ka Leonardo

Neymar nuk është kthyer në Paris në këtë fillim të vitit ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, teksa ka qëndruar në Brazil pasi është i dëmtuar. Sulmuesi ka preferuar të vazhdojë rikuperimin në vendlindje dhe të rikthehet në Francë vetëm më datë 9 janar.

Ndërkohë, ky veprim i Neymar nuk i ka lënë një shije të mirë ish-futbollistit të PSG, Jerome Rothen. Ky i fundit thekson se sulmuesi është duke bërë pushime në Brazil në vend që të përkujdeset për rikuperimin nga dëmtimi, ndërsa fajëson drejtorin Leonardo për lëshimet që i bën 29-vjeçarit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Nuk e di si mund ta pranojmë një sjellje të tillë nga ai lojtar, Neymar nuk ka luajtur as 50% të ndeshjeve nga fillimi i sezonit dhe që krahasuar me sezonet e kaluara ka më pak asiste dhe gola. Ai tashmë është më pak efikas. Nëse fillon dhe vjetërsohesh atëherë shton kile që nuk duhen dhe rikuperimet nga dëmtimet bëhen më të ngadalta. Kur shkon 30-vjeç, ka diferenca me kohën kur je një 25-vjeçar.

Është e papranueshme edhe nga ana e klubit, sidmos drejtorit Leonardo sepse është ai që vendos për gjithçka dhe i jep miratimin Neymar për t’u rikthyer më datë 9 janar. Je drejtori i një klubi të madh dhe që synon Champions-in, kjo nuk do të ndodhte në asnjë klub tjetër europian.

Një lojtar i rëndësishëm i organikës nuk mund të trajtohet larg klubit dhe aq më pak në vendin e tij. Ai është me pushime dhe jo duke u marrë me rikuperimin. Kjo nuk është normale dhe është një imazh që një klub si PSG e vuan.

Në rrjetet sociale të Neymar mund ta gjesh atë duke luajtur poker, duke bërë festa për Vitin e Ri, ndërsa tashmë do të postoj ndonjë foto nga palestra për të thënë se do të rikthehet së shpejti në më të mirën e tij”, u shpreh Rothen.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency