Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-futbollisti i Skënderbeut “var këpucët në gozhdë”: Ka qenë një udhëtim i bukur

Sabjen Lilaj është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare teksa këtë e bën të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagramin personal. I aktivizuar për gjashtë vite te Skënderbeu, Lilaj u shndërrua në një simbol të korçarëve duke qenë pjesë e skuadrës e cila arriti edhe në mënyrë rekord të aktivizohej në grupet e një kompeticioni europian si Europa League.

Lexo edhe: 

Së fundmi, Lilaj ishte pjesë e Dinamos, teksa gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe me Tiranën, Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, Gabalën në Azerbajxhan, Ness Ziona në Izrael si dhe me Prishtinën në Kosovë. Kujtojmë se Lilaj mes viteve 2011-2018 ka veshur edhe fanellën e kombëtares duke regjistruar 16 prezenca me kuqezinjtë.

Postimi i Lilaj në Instagram:

“Që kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha futbollist. Sot, pas një karriere të gjatë dhe me ëndrrën e bërë realitet, kam vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur!

Ka qenë një udhëtim i bukur. Mes sakrificës e pasionit munda të luaj në skuadrat më të mira brenda dhe jashtë vendit, ku jam munduar të jap maksimumin tim, ndërsa me krenari vesha edhe fanellën më të bukur, atë të kombëtares kuqezi!

Dua t’i falënderoj të gjithë presidentët dhe trajnerët me të cilët kam punuar, gjithashtu edhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite. Ka qenë një privilegj, që gjatë gjithë këtij rrugëtimi, të mund të përjetoja të gjithë këto momente të çmuara të lojës së bukur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sabjen Lilaj (@sabienlilaj88)

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...