Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-futbollisti meksikan gjendet i djegur në bagazhin e makinës së tij

Futbolli meksikan është në zi për vdekjen e papritur të Antonio “Hulk” Salazar, ish-futbollist i Chivas. Autoritetet meksikane e gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit në bagazhin e automjetit të tij (një Chevrolet Valier) të përfshirë nga flakët në rrethinat e Tonalas.

Fillimisht autoritetet e patën të vështirë të përcaktonin gjininë e kufomës, sepse ishte dëmtuar rëndë nga djegia. Të martën, një zyrtar konfirmoi se ishte Salazar. Policia (duke mos gjetur pasur denoncim për vjedhjen e automjetit) dyshon se Salazar fillimisht u vra, më pas u vendos në bagazh, përpara se makinës t’i vihej flaka.

Antonio Salazar ka lindur në Ciudad Madero më 7 shkurt 1989. Ai e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2007 me Chivas. Në Meksikë u aktivizua gjithashtu me Jaguares de Chiapas, Altamira, Zacatepec, Santos de Guápiles (Kosta Rika) dhe Cimarrones de Sinaloa. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...